4 persona mes dallgëve, nuk i gjen policia por i gjen trageti

4 persona mes dallgëve, nuk i gjen policia por i gjen trageti

167
0
Shares

Katër persona u shpëtuan sot në orët e para të mëngjesit nga një target I linjës Brindizi-Vlorë.

Policia ndërkohë kishte kryer kërkime gjatë natës por pa pasur rezultat.

Njoftimi I policisë:

Shpëtohen 4 shtetas të cilët rrezikuan të mbyteshin në det me një anije peshkimi.

Më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se mjeti lundrues I peshkimit “Vasili LN” po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).

Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”, për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY