DETAJE/Vis Martinaj me pasaportë kosovare, prokuroria hedh dyshime mbi pasurinë e tij

DETAJE/Vis Martinaj me pasaportë kosovare, prokuroria hedh dyshime mbi pasurinë e tij

300
0
Shares

Pas ardhjes së përgjigjes nga ekspertët izraelitë të cilët zbërthyen telefonin e Ervis Martinajt, të tjera prova duken se po zbardhen të cilët rëndojnë akuzat mbi të.

Në dosjen ku prokuroria kërkon masën ‘arrest me burg’ sërish për Vis Martinajn, kanë dalë të tjera detaje.

Së fundmi, mësohet se ai rezulton dhe me nënshtetësi kosovare, pasi i është gjetur një pasaportë.

“Pasaportën ai e perdorte edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise. Kjo është dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Po në dosjen e Prokurorisë thuhet se nga aktet e procedimit penal deri në këtë moment procedurial rezulton se shtetasi Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme.

Mënyra e shlyerjes është CASH, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas.

Nga ana tjetër, prokuroria bazohet tek dyshimet e forta se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabion Gaxhaj dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ekspertimi i kryer më 6 tetor ka gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë në duart e Ervis Martinajt.

Po kështu prokuroria thotë se nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut pasi kishte një konflikt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY