Ekspertët izraelitë zbërthejnë telefonin e Vis Martinaj, dalin detaje të reja nga...

Ekspertët izraelitë zbërthejnë telefonin e Vis Martinaj, dalin detaje të reja nga vrasja në ish-Bllok

484
0
Shares

Kanë dalë prova të reja nga Prokuroria lidhur me ngjarjen e ish-Bllok, të cilat rrëzojnë motivin se vrasja ndodhi për Elvana Gjatën.

Sipas të dhënave të fundit, provat e reja rëndojnë me të tjera akuza, Ervis Martinajn, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbardhur disa biseda në Whats app dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.Bisedat ishn zhvilluar me viktimën, por edhe disa miq të tjerë.

Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë, pasi Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmën e tyre. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin, por ende asgjë nuk bëhet publike për shkak të hetimit.

Burime nga prokuroria, bëjnë me dije se  kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY