Denoncimi për Pjerin Ndreun dhe djalin e kryebashkiakut, reagon policia

Denoncimi për Pjerin Ndreun dhe djalin e kryebashkiakut, reagon policia

277
0
Shares

Policia sërish mohon të ketë fshehur ngjarje të cilat denoncohen nga qytetarët apo dhe punonjës në këtë institucion.

Pas denoncimit të bërë publike nga Berisha, ku thuhej se  djali i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhit ka shkaktuar një aksident ku ka dhe të plagosur, por ngjarja u fsheh nga babai i tij dhe deputeti Pjerin Ndreu, ka reaguar dhe Policia e Shtetit.

Ajo mohon që ngjarja të jetë fshehur dhe se aksidenti është pasqyruar në komunikatën ditore. Në njoftimin e policisë thuhet se janë referuar materiale në Prokurori për shtetasit, por personat e përmendur në njoftimin e policisë, sipas inicialeve të publikuara nuk kanë lidhje me kryetarin e Bashkisë Artur Bardhi.

Reagimi i plotë i policisë

Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.

Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në web në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:

 

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne webin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY