A do ta dekretojë Sandër Lleshin si ministër, Meta kthen përgjigje

A do ta dekretojë Sandër Lleshin si ministër, Meta kthen përgjigje

234
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka treguar nëse do të dekretojë apo jo ministrin e ri Sandër Lleshi, i cili erdhi në vend të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Meta shprehet se për këtë vendim, ai do të gjejë kohën e duhur, duke theksuar se si president ai di ti marrë vendimet e tij me përgjegjshmëri pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.

Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.

Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Di të marr vendimet e mua, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.

Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështja, dhe unë i marr vendimet e mia pa i ndikuar nga askush” u shpreh Meta për studion e ‘FAKT’ në SYRI.net.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY