FOTO/Kush është hakeri 20-vjeçar me 9 klasë shkollë që theu mijëra adresa...

FOTO/Kush është hakeri 20-vjeçar me 9 klasë shkollë që theu mijëra adresa Facebooku

191
0
Shares

Ky është 20-vjeçari i cili u arrestua ditën e sotme me akuzën për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Arben Bozhiqi, banues në Laprakë, dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Sipas  Top-Channel, ai ishte vetëm 20 vjeç, me arsim 9-vjeçar dhe shpesh punonte në pikat e internet-kafes dhe si lavazhier.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitim monetar.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular. Po ashtu policia i gjeti edhe foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur janë realizuar.

Por si të mbrohemi nga hakërimi?

Specialisti kundër krimeve kompjuterike Hergis Jica thotë për Top Channel se fillimisht është e rëndësishme që paswordet mos ndahen me askënd, qoftë edhe me familjarë.

“Sot kemi shumë mundësi për mbrojtjen e paswordit, duke nisur me vendosjen e pyetjeve çelës ose vendosjen e numrit të telefonit për të marrë mesazhe sigurie nëse cenohet adresa. E rëndësishme është mos të pranohen mesazhe të dërguara nga persona të panjohur të cilat përmbajnë programe që bëjnë të mundur përfitimin e të dhënave të adresës suaj”, tha Hergis Jica, specialist për krimet komjuterike”.

Policia thotë se hakerimi i adresave në rrjetet sociale nuk është një fenomen i përhapur në Shqipëri, megjithatë denoncimet nuk mungojnë, sidomos për adresa që hapen me të dhëna të rreme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY