Vizita e Monika Kryemadhit në Kinë u fokusua tek investimet kineze në Shqipëri.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vizitoi sot qytetin Guangzhou.
Ky qytet mbahet si një nga qendrat më të mëdha ekonomike në Kinë dhe qendër e disa prej kompanive më të njohura në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
ZëvendësKryetari i këtij qyteti Chen Zhiying e priti Kryemadhin në një takim, ku të dy vlerësuan punën e bashkisë në menaxhimin e qytetit dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare.
Kryemadhi shpreh se shumë biznese shqiptare bashkëpunojnë me kompani kineze të vendosura ne Guangzhou.
Ndërkohë që shprehu mbështetjen e saj për hapjen e konsullatës shqiptare në Guangzhou tregoi edhe interesin e madh të shqiptarëve për ngritjen e saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/