DETAJE/Aksidenti në Rrugën e Kombit, transportohen për në Tiranë 3 të plagosurat

DETAJE/Aksidenti në Rrugën e Kombit, transportohen për në Tiranë 3 të plagosurat

168
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia ka dhënë sqarimet e para, përsa i përket aksidentit të rëndë që ndodhi këtë pasdite në ‘Rrugën e Kombit’.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fang dhe janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë drejtuesit e makinave, ndërsa janë plagosur 3 pasagjere.

Është bërë i nevojshëm transportimi i tyre me helikopter dhe ambulancë drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY