‘As Trump nuk ruhet kaq shumë sa Rama’ qytetari tregon terrorin në...

‘As Trump nuk ruhet kaq shumë sa Rama’ qytetari tregon terrorin në Kukës

245
0
Shares

Vizita e kryeministrit Rama në qytetin e Kukësit duket se vuri në punë gjithë institucionet duke u kërkuar që çdogjë të jetë perfekte gjatë ardhjes së tij dhe të mos kishte asnjë incident.

Pas rastit të shkollës, ky nxënësit po mbaheshin me zor se do të vinte Rama, një qytetar ka treguar një tjetër situatë në spitalin e Kukësit.

Sipas mesazhit të bërë publike nga ish-kryeministri Berisha, qytetari thotë se vendi ishte mbushur me policië dhe uniforma të cilët shikonin çdo person që futej në spital.

Mesazhi i plotë

Terror në spitalin e Kukësit se do të shkonte Kallam Dështaku!

Përshëndetje dr. Një ditë pas incidentit të Ramës në Kukës me protestuesit, shkova të shihja dikë në spital të Kukësit rreth orës 9.30″. Kur afrohem te spitali ishte mbushur vendi plot policë, me uniforme e civila që vëzhgonin si të terbuar çdo person që futej në oborr të spitalit. Mendova se do kish ndodhur ndonjë incident por më thanë po vjen Rama. As Trumpi po të shkojë në Afganistan s’do ruhej ashtu. Por me banalja e kësaj vizite dhe veprimeve që bën ishte se detyruan pacientet nëpër dhoma të mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja në dhomë dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa të ikë Rama. Doktor përfundimisht ky është psikopat. Këtë gjë e beri nga ajo që pa një nate më parë me protestuesit dhe nga frika se mos e pësonte më keq. Asnjë qytetar ska qenë në dijeni të vizitës së tij në spital. Respekte dr. Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY