“Ta hedhim qelbësirën!”/ Ja cfarë shkruante zv. ministri i ri i Arsimit...

“Ta hedhim qelbësirën!”/ Ja cfarë shkruante zv. ministri i ri i Arsimit një vit më parë për Ramën

537
0
Shares

Emërimi i Taulant Mukës prej Edi Ramës si zëvendësministri i ri i Arsimit duke zëvendësuar plagjatorin Ervin Demo, ka habitur opinionin dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile. Më shumë se lëvizja e kryeministrit, çudi dhe neveri ka shkaktuar pranimi që Muka i ka bërë kësaj oferte të pushtetit, për të cilin çfarë nuk thoshte e shkruante jo shumë kohë më parë.

Lexoni se çfarë shkruante Taulant Muka nga Kopenhagen, më 23 Nëntor, të vitit të kaluar:

“Ore vërtet e ka ky KM-ja jonë, që jemi popull dembel? Fajin e paskemi ne, shqiptarët, jo korrupsioni i të madhërishmit dhe shokëve të tij? Sala me sa duket ka të drejtë për diagnozën, mos mbajtja e përgjegjësisë dhe gjetja e fajit diku tjetër-sjellje tipike! Po mu bashkua njeri jam gati të pres biletën e avionit e të fillojmë të mblidhemi te sheshi  ti hedhim qelbësirat se boll dëm I kanë bërë vendit”.

Vetëm një vit ka kaluar nga ky shpërthim i Mukës dhe papritur, ai me “kockën” e parë që i hedh Rama bashkohet; “me qelbësirat që boll dëm i kanë bërë vendit dhe duhen rrëzuar te sheshi”

Mes dhjetëra personave publik të cilët janë zhgënjyer e neveritur për këtë kapërcim të ylberit drejt pushtetit të të “egrit” Taulant Muka, ka qenë edhe moderatori Edo Oga, i cili i dedikon një shënim të ashpër në faqen e tij në Facebook.

ZHGËNJIM

Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh! E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi.

Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë) Ajo që ndodhi, është e pabesueshme!
Një kryeministër i sharë nga ky djalosh “kurajoz”, për “shërbimin” e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr!

Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan “qelbësirë” dhe do vijë me avion për ta rrëzuar! E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë?

E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm. Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!
U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t’u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni”, shkruna Edi Oga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY