LISTA/ Reciprocitet? 171 shqiptarë të vrarë ndër vite në Greqi… 97 të...

LISTA/ Reciprocitet? 171 shqiptarë të vrarë ndër vite në Greqi… 97 të qëlluar nga policia

167
0
Shares

Gazetari ka publikuar nje liste te gjate të të gjithë atyre që kanë humbur jeten si pasojë e plumbave të policise apo ushtarëve greke gjatë gjithe këtyre viteve

Më poshtë artikulli i plotë i marrë nga faqja e facebook-ut e gezetarit

Nga Shpëtim Zinxhiria

A do fillojë Prokuroria e Përgjithshme e Greqisë hetimet për vrasjen e mbi 171 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm, të pa armatosur me armë, duke filluar nga vrasja e 14-vjeçarit Erion. X (8/02/1996 nga policia ne burgun e fëmijëve të Avlonës në Athinë, të Gramoz Palushit (4 shtator 2004) pse veshi një bluze te kuqe e deri te vrasja e fundit e Pëllumb Marnikolaj (3 gusht 2016) ne komisariatin e policisë nga vete autoritetet në Ano Patisia në Athinë ?

Vrasja e fundit në Shqipëri e minoritarit Kostandin Kacifas është shndërruar në një problem vërtetë madhor për Athinën dhe Tiranën zyrtare, për politikanë dhe media në vendin tonë dhe atë fqinj. Hetimet për vrasjen e tij vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Greqisë ka bërë thirrje që të marrë pjesë në hetimet për ekzekutimin e minoritarit helen në vendin tonë.

Një hetim që lë shumë të kuptosh që një vend heton ne vendin tjetër, në një kohë kur pamjer filmike tregojnë qartë se viktima ishte me uniformë ushtarake greke dhe i armatosur me armë moderne.

Qeveria e Greqisë në vendin që të heshti dhe të presi hetimet për këtë çast hidhet në sulm duke sulmuar në radhë të parë qeverinë shqiptarë, ndërsa media dhe politikanët fajësojnë personalisht fajtor kryeministrin Edi Rama, ndërsa forcat RENEA si një njesi vrasëse me paramendim.

Kjo vrasje ndodhi ne vendin e gabuar dhe ne kohen e duhur duke u shfrytëzuar shumë mirë nga partitë dhe forcat ekstremiste ne Greqi, jo vetëm kaq po u politizua edhe nga vetë kryeministri Tsipras që njëkohësisht mban edhe postin e Ministrit te Punëve te Jashtëme.

Vrasje e tillë ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, mirëpo, po të shikojmë anën tjetër se sa shqiptarë janë vrarë në Greqi, kronologjia na tregon se që nga viti 1992 e deri me sot janë vrarë 171 emigrantë, nga këta 97 janë vrarë nga policia dhe rojet kufitare.

Sikur të mos mjaftojë kjo, gjithashtu kemi edhe 480 fëmijë shqiptar të zhdukur në Shtëpinë Bamirëse “Agio Varvara” në Athinë në rrugën Singou Fiks. Kujtojmë se kemi edhe zhdukjen e 37 dibraneve ne ujrat greke, kemi rreth 540 raste te keqtrajtimeve të emigrantëve nga forcat e policisë, si dhe plagosje me armë.

Në se minoritari 35-vjeçar u vra me armë në dorë nga forcat RENEA, asnjë shqiptar nga 171 të vrarë në Greqi nuk u vra me armë në dorë, apo në shkëmbim zjarri me policinë, përkundrazi ata janë vrarë pse kanë qenë ilegalë dhe pse ishin shqiptarë.

Per këto vrasje qeveria greke nuk ka mbajtur asnjë qendrin ashtu si edhe drejtësia, përkundrazi vrasesit janë duartrokitur (pamjet filmike jane ne tv greke)

Vrasja e emigrantëve në Greqi duhet të kishte ndërgjegjësuar shtetin grek, por njëkohësisht dhe shtetin shqiptar që me kohë duhet të kishin filluar hetimet rreth të këtyre vrasjeve makabre. Vrasja e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk ka të bëjë fare me kriminalitetin, por thjesht ata janë vrarë se ishin shqiptar.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.
Studimi shumë vjeçar është bazuar mbi të dhënat zyrtare të mediave greke si dhe të Organizatës Antiraciste Evropiane (YRE)

Nga studimi i viteve 1991-2010 vërehet se:
Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 14 vjeç.
Për periudhën nëndor 1992 mars të 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror policia ka kryer 86 sulme, ndërsa nga qytetarët janë kryer 67 sulme. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përball 154 vrasjeve makabre. Lista e gjatë makabre e emigrantëve të vrarë.

1991 -1 vrasje nga roja e kufirit
1992 – 12 vrasje. 5 janë vrare nga policia dhe 4 të tjerë nga rojet kufitare
1993 – 6 vrasje me armë zjarri. 4 janë vrarë nga policia
1994 – 6 vrasje me arme zjarri të kryera nga policia
1995 – 9 vrasje. 5 janë kryer me armë zjarri, ku nga këto 3 nga policia dhe 2 nga rojet kugitare
1996 – 10 të vrarë. Ku 6 prej tyre i ka vrare policia dhe 1 rojet kufitare
1997 – 14 vrasje, nga këto 10 jane kryer me arme zjarri. 10-të i ka kryer policia
1998 – 13 vrasje, nga këto 8 janë kryer me armë zjarri. 4 vrasje mbajnë vulën e policisë
1999 – 15 vrasje, nga këto 7 janë kryer me armë zjarri . 6 vrasje i ka kryer policia dhe 2 rojet kufitare
Nga viti 1992 – 1999 janë vrarë 75 emigrantë. Nga këta, 60 i ka vrarë policia si dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga vendasit
2000- 9 vrasje me armë zjarri. Të gjithë u vranë nga policia
2001- 3 vrasje të kryera me armë zjarri nga policia
2002- 3 vrasje me armë zjarri nga policia
2003- 5vrasje. 2 janë kryer me armët e policisë
2004- 6 vrasje. Policia ka kryer një vrasje
2005- 2 vrasje.
2006- 2 vrasje.
2007- 6 vrasje. 2 ka kryer policia. .
2008- 10 vrasje. Një është kryer me armë zjarri.
2009- 4 vrasje
2010- 8 vrasje. Nga këto; me armë zjarri 5. 2 vrasje i ka kryer policia.
Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.
Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.

Disa prej vrasjeve më të bujshme ndër vite të shqiptarëve në shtetin grek:

S. Grina vrarë më 1992. N. Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992. A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995. I.Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995. A. Trocka 27/03/1995. A.Isaku 1/05/1995. Q. Bikli Nëntor 1995. T. Kodra 2/12/1995. B.Xixa (28 vjeç) 26/12.1996. J. Moka Nëntor 1996. Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996. G.Meko (17 vjeç) 6/04/1997. I.Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997. A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997. B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997. H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997. A. Fotiu 8/05/1998. B.Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998; M. Gjenci 15/06/1998. S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998. A. Hoxholli Nëntor 1998. I.Subashi 2/08/1999. S. Qilari 14/02/1999. A. Vekshi Mars 1999. A. Vejziu 13/03/1999. L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999. F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999. A. Sufo 16/07/1999. A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000. B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000. Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000. G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001. A. K. (32 vjeç) 2/11/2002. A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003. G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003 (25 vjeç). 23/08/2003. V. Bytyçi (18 vjeç) 23/09/2003. A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003. L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004. J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004. I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005. B. Braimi (39 vjeç) 8/09/2005. F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005. E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006. L. K. (20 vjeç) 15/03/2007. G. Lajoti Nëntor 2007. L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007; I. Late (45 vjeç) 8/11/2007. A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008. F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008. E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008. A. Gashi 20/04/2009. N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010. A. Manko 1/06/2010.

Disa emra të policëve grekë që dyshohet se kanë vrarë emigrantët e pafajshëm (1992-2001)

Dh. Janopoulos 27/12/1992. A. Dellas 12/09/1993. A. Mesinis 20/02/1994. N. Kunapakis 9/03/1994. L. Karajanis Nëntor 1994. I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis 9/11/1992. Dh. Janopoulos 27/12/1992. A. Dellas 12/09/1993. A. Mesinis 20/02/1994. N. Kunapakis 9/03/1994. L. Karajanis nëntor 1994. I. Rigas Nëntor 1994. Papadopulos 25/02/1995. A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996. D. Spiropulu 11/11/1996. D. Trimis 10/11/1996. M. Andreopulos 8/02/1997. S. Tagaras 15/04/1997. D. Tsagrakos 3/08/1997. G. Spanidis 16/12/1997. G. Atmaxidis 6/03/1998. S. Demetriu 8/05/1998. P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999. And. Kanavas Mars 1999. Ath. Kanavas 13 mars 1999. J. Rizopulos 21/11/2001.

Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93. Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.

Po mbas viteve 2010 është policia ajo qe kryen vrasje makabre me lloj-lloj menyrash. Konkretish autori i krimit është për oficer policie që shërben në Parlamentin grek. I është dhënë prokurorisë së Livadhias së qytetit të Thivës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 28 tetor të 2011, ku mbas një zënie në makinë në zonën Avlona, e ka mbytur me xhupin e tij gruan shqiptare 49-vjeçare.

Më pas e ka braktisur në një zonë bujqësore të Sqimatarius, me qëllim që të kuptohej se ishte viktima e një aksidenti automobilistik. Deri më sot asnjë punonjës policie që ka torturuar dhe vrarë në mënyra nga më të ndryshme emigrantë shqiptarë nuk është dënuar nga drejtësia vendase. Duke u nisur nga këto lloj vrasjesh të ndryshme shikojmë se gjatë periudhës 1992-1999 policia ka vrarë 60 emigrantë shqiptarë, ndërsa më pas vrasjet e policëve ndaj emigrantëve tanë ka ardhur në ulje.

Nga viti 2000-2010 policia ka vrarë 33 emigrantë shqiptarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 93 shqiptarë të vrarë, duke e cuar atë më pas në 97, me rastin e vrasjes se Pellumb Marnikolaj nga vete autoritetet e ruajtjes se rendit.

Emrat e disa shqiptarëve të keqtrajtuar dhe torturuar nga policia
A.Biba, A. Caco, A. Përllalla, A. Hodi, A. Nesto, A. Allkja, A. Torkja, A. Cenika, A. Lleshi, A. Prifti, A. Metaliaj, B. Metaliaj, G. Rama, D. Troshku, D. Topallaj, D. Brakolli, E. Sula, F. Ceka, R. Bullari, S. Hallko, S. Allkja, SH. Shabani, Η? Allia, K. Rrapi, B. Meçe, M. Halimi, R. Halili, R. Pashollari, R. Saliaj, K. Rrapi, V. Mema, V. Karaj, O. Osmani, S. Gjani.
Asnjë polic nuk është dënuar për vrasjet ndaj emigrantëve:

• Në vitin 2000 – 2001, vetëm tre policët e akuzuar për tortura dhe abuzim kanë qëndruar në bankën e të akuzuarve. Dy nga të tre të akuzuarit fitojnë lirimin, ndërsa i akuzuari i tretë u dënua me 30 muaj burgim dhe më pas 15 muaj burg me kusht.
• Asnjë polic nuk është i gjykuar për torturat dhe vrasjet e emigrantëve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2002. Nga fillimi i vitit 2000 deri në qershor të vitit 2002, trupat gjyqësore kanë lëshuar vendime për pesë raste të të shtënave me armë zjarri nga ana e policisë.
Në dy, nga pesë rastet, janë akuzuar dy oficer policie. Kur ka gjetur fajtor oficer policie me akuzën për vrasje janë dhënë “dënime me kusht”. Njëri nga oficerët u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 4.5 vjet burg. Më vonë edhe ky (i mjeri) lihet i lirë me kusht; po të vrasë përsëri do të bëj burg jo 4.5 vjet po 9 vjet.

Deri në fund të qershorit 2002, nuk ishin akuzuar për vrasje apo tortura në asnjë roje kufitare apo ushtar në incidentet kufitare cituara në raport.
• Sipas shifrave zyrtare, as një polic nuk është dënuar për tortura dhe vrasje dhe abuzim në detyrë të kryera nga 1996 – 2001.

Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj.

Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave. Mos vallë rethanat e fundit na cojne per Reciprocitet…le te shpresojme se me ne fund do te kemi nje gje te tille.

Marrë nga faqja e Facebook-ut  e autorit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY