Vrasja e Kaçifas, qeveria shqiptare mohon ardhjen e oficerit grek në Tiranë...

Vrasja e Kaçifas, qeveria shqiptare mohon ardhjen e oficerit grek në Tiranë për hetimet

105
0
Shares

Një oficer i policisë greke do të mbërrijë të premten në Tiranë lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas me 28 tetor në Bularat.

Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, sipas të cilës oficeri grek do të marrë pjesë në hetime.

Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.

Qeveria shqiptare e mohon

Ardhjen e oficerit grek e kanë konfirmuar dhe burime nga qeveria shqiptare, ku thuhet se “një oficer policie do të vijë për të shkëmbyer informacion duke marrë shkas nga ngjarja që ndodhi dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen”. 

Por të njëjtat burime thonë se nuk bëhet fjalë për pjesmarrje të tij në hetime, duke theksuar se ajo është vetëm e drejtë e prokurorisë shqiptare dhe askujt tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY