Dëshpërimi i shqiptarëve: E gjithë rroga na shkon për ushqime!

Dëshpërimi i shqiptarëve: E gjithë rroga na shkon për ushqime!

134
0
Shares

Barra më e madhe e shpenzimeve për familjet shqiptare vitet e fundit duket se bie mbi produktet ushqimore dhe veshjeve.

Këtë e konfirmojnë edhe statistikat e fundit nga INSTAT që lidhen me anketën e Buxhetit të Familjeve për vitin 2017.

Pjesën më të madhe të buxhetit për shumë shqiptarë e zënë shpenzimet për ushqime. Të pyetur nga ABC News shumë qytetarë thonë se shumicën e të ardhurave i harxhojnë për produktet ushqimore.

“Si pensionist ushqimet. Ata që kanë fëmijë mendojnë për gjëra të tjera, arsimi. Ne pleqtë mendojmë edhe për shëndetësinë”, tha një i moshuar.

“Për ushqim sigurisht. Ajo është kryesorja dhe pak për rroba”, u shpreh një qytetare.

Por kemi edhe një kategori tjetër, kryesisht të rinjtë që shpenzojnë më shumë për veshje dhe për argëtim.

“Gjëra bazike. Kafe, ushqime për pushim, këto të përhershme”, tha një tjetër.

“Janë ato qejfet fundjavave se ditë shkolle kemi orarin e përcaktuar”, tha një nxënës.

Në lidhje me shpenzimet dhe konsumin e qytetarëve shqiptarë shprehen edhe tregtarët, të cilët theksojnë se shpenzimet janë kryesisht për produktet ushqimore.

“S’ka lekë, s’ka xhiro. Populli fukara, çfarë të bëjmë”, tha një tregtar.

“Kursimi është i pashmangshëm. Konsumi është më i pakët, kuptohet është vështirësia ekonomike ajo që kufizon gjithçka”, tha një tjetër.

Sipas të dhënave të INSTAT, në anketën e Buxhetit të Familjeve për vitin 2017, shpenzimet totale mujore për rreth 770 mijë familje ishin 56.5 miliardë lekë në muaj ose 678 miliardë lekë në vit. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve, rreth 44% shkon për t’u ushqyer. Pas ushqimeve, sipas të dhënave të INSTAT, renditen shpenzime për veshjet, banesën, ujin dhe energjinë elektrike, me 10.9% të totalit ose 550 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY