Tmerri i bizneseve Italiane, pranga shqiptarit dhe bandës së tij

Tmerri i bizneseve Italiane, pranga shqiptarit dhe bandës së tij

298
0
Shares

Katër persona midis të cilëve edhe një shqiptar kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pas urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata në Lamezia Terme me kërkesë të prokurorisë lokale.

Shqiptari i arrestuar është Përparim Lamaj, 33 vjeç, i akuzuar bashkë me shtetasit italianë dhe një sllovak, për 7 grabitje të kryera nga tetori 2015 në tetor 2017, në zonat midis Lamezia Terme dhe Gizzeria.

Hetimet ndaj grupit nisën pas grabitjes së një pike postare më 1 tetor 2015, kur një person i maskuar dhe i armatosur, grabiti arkën duke marrë 4 mijë euro dhe më pas u largua.

Në atë kohë u arrestua shtetasi italian Aldo Borelli, 53 vjeç, i cili kishte kontakte të shpeshta telefonike me persona nga Ballkani. Kjo çoi në kontaktet me Interpol Zagrebit, të cilët bënë të mundur identifikimin e shtetasit John Cukon, me origjinë sllovake, i akuzuar gjithashtu në Zagreb për grabitje dhe krime të tjera.

Gjithashtu, më 3 dhjetor 2015, është kryer një tjetër grabitje në një zyrë postare, grabitje e ngjashme me të mëparshmen, duke marrë një shumë prej 2 mijë eurosh.

Ditë më vonë, mbrëmjen e 23 dhjetorit 2015, tre burra të armatosur në një aktivitet tregtar në Gizzeria, duke kërcënuar pronarin dhe punonjësit. Pasi i lidhën ata, morën shumën e 2500 eurove dhe u larguan me makinën e pronarit.

Krimet e bandës nuk përfunduan këtu, pasi më 9 maj 2016, dy persona të armatosur dhe të maskuar, grabitën një tjetër biznes, duke marrë qindra euro. Në këtë rast, autorë ishin shqiptari Lamaj dhe shtetasi sllovak, i njohur për policinë.

Sjellja kriminale e grupit nuk përfundoi këtu, pasi më 12 maj, dy burra po të armatosur dhe të maskuar, grabitën një dyqan duhani.

Grabitja e fundit e bandës i përkiste mbrëmjes së 13 tetorit 2017, kur një person i armatosur tentoi të grabiste të njëjtin biznes që kishin vjedhur disa muaj më herët. Ndërhyrja e vëllait të pronarit shmangur grabitjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY