Zyrtarizohet vendimi, ja llojet e makinave që nuk do të lejohen të...

Zyrtarizohet vendimi, ja llojet e makinave që nuk do të lejohen të qarkullojnë në Shqipëri

326
0
Shares

Nga 1 janari në doganat shqiptare nuk do të kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për automjetet e importuara, që i përkasin një moshe më të vjetër se 10 vjet.

Zyrtarizimi i këtij vendimi për këtë kategori mjetesh, i hap rrugën standardit të motorëve të lejuar, Euro 5 për autoveturat e reja dhe Euro 4 për ato të përdorura.

“Në zbatim të këtij vendimi, mjetet e reja do të jenë Euro 5, sipas standardit të BE dhe në nivelin e shkarkimit në mjedis. Makinat e përdorura është vendosur që të mos jenë më shumë se 10 vjet nga viti i prodhimit e qarkullimit të tyre, ose Euro 4”,saktësoi Pëllumb Abeshi, drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mjedisit MTM.

Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar qeveria ka shtyrë me tre muaj regjistrimin e mjeteve që janë importuar para datës 31 dhjetor të këtij viti, duke e shtuar me tre muaj afatin e kryerjes së procedurave të targimit.

“Deri në mars 2018, të gjithë poseduesit që do importojnë, apo që i kanë, por s’i kanë regjistruar duhet të kryejnë veprime për regjistrimin e tyre në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor”, sqaron Abeshi.

Vendimi parashikon një hapësirë për mjetet me interes historik dhe koleksionimi, të cilat do të lejohen të importohen nëse janë prodhim i para viteve 70. Për automjetet e targuara nuk ka kufizim moshe për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY