Që nga projekti i vjedhur i aeroportit e deri tek droga, Vasili...

Që nga projekti i vjedhur i aeroportit e deri tek droga, Vasili rendit mashtrimet e Rilindjes

87
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me gënjeshtrat e Rilindjes, të cilat sipas tij ndryshojnë trajektore dhe kthehen në mashtrime.

Në një shënim në rrjetet sociale, Vasili ndalet tek gënjeshtrat për ekonominë, varfërinë, papunësinë, arsimin, shëndetësinë.

Sipas Vasilit, këto janë arsye të mjaftueshme që i bëjnë shqiptarët të ikin nga ky vend.

Reagimi i plotë

Trajektorja e rilindjes nga gënjeshtra drejt mashtrimit….
Trajektorja nga gënjeshtra të mashtrimi dhe asgjë më shumë kjo është rilindja me gjithë zëfikurit, të çkrehurit dhe të ngrehurit brenda saj, qofshin këta gënjeshtarë apo mashtruese pak diferencë ka.

Gënjeshtra parathënie dhe mashtrimi si epilog ky është programi, strategjia,
timoni dhe tepsia e rilindjes.
Kryeministri gënjen dhe me zë e figurë dhe kur ia provojnë sheshit gëzon imbecilisht edhe më shumë.

Ministrat, që të justifikojnë veten gënjejnë edhe më shumë dhe sukses është kur gënjeshtrat shndërrohen në mashtrim.
Gënjejnë për ekonominë, për varfërinë, papunësinë, arsimin, shëndetësinë, për mrekullinë mbi dhe që i bën shqiptarët të ikin me mijëra.
Mashtrojnë për rendin, mashtrojnë për bandat, mashtrojnë për drogën, mashtrojnë për bërjen njësh me krimin ndaj shqiptaret ikin me mijëra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY