Ish-ministri përmend ‘dorën e zezë’ në çështjen e tij: Beteja ime vazhdon…

Ish-ministri përmend ‘dorën e zezë’ në çështjen e tij: Beteja ime vazhdon…

171
0
Shares

Ish-ministri Tahiri mbajti një deklaratë të gjatë, të cilën ashtu si e titullon ai, është deklarata për të vërtetën.

Këtë herë ish-ministri nuk kurseu asnjë, duke prekur nga pak të gjithë ata që sipas tij e kanë baltosur, përmendur, diskutuar dhe gjykuar.

Ish-ministri e nisi me prokurorët, ku u shpreh se në gjithë këto vite nuk ka pasur kaq shumë prokurorë të ngarkuar për ndonjë çështje, aq shumë sa ishin për çështjen e tij.

‘Le të bëhen 70’ u shpreh Tahiri, duke kërkuar që të dalë vetëm e vërteta.

Ish-ministri pretendon se është i pafajshëm e për këtë gjë u bazua fort tek vendimi i gjykatës italiane, sipas të cilës Saimir Tahiri del i pafajshëm duke sfiduar se a ka dikush tani që do të mendojë se ai ka blerë dhe gjykatën italiane.

Ndërkohë, ish-ministri ka lëshuar akuaza ndaj Bashës dhe Berishës. Madje jo direkt, ish-ministri tha në fjalën e tij : “Këtu nuk mbahet përgjegjësi për vëllanë, për djalin për vajzën, për baxhanakun”që në fakt të bën të mendosh për baxhanakun e vetëm që është përmendur së fundi në media që është ai i kryeministrit Edi Rama, Armando Frangu, i cili përflitet për tendera korruptivë.

 Më poshtë gjeni deklaratën e Saimir Tahirit me disa momente kyçe.

Me besimin që nuk e kam humbur kurrë, nuk e kam pasur të lehtë që të hesht, por boll. Unë kam diçka me rëndësi që duhet ta ndaj me publikun, pasi e vërteta nuk duhet fshehur. Ju kujtohet si në 24 Tetor 217 ju tregova letrën që nuk kisht hetim ndaj meje, dora e zezë që lëviz nga poshtë mediat dhe oligarkët thanë se letra që unë paraqita ishte e fabrikuar.

Në vendimin e gjykatës së Katanias thuhet që pushohen hetimet për Saimir Tahirin. Çuditërisht dora e zezë arriti që të shpërndante këtë vendim që prej ditës së parë kur unë thashë që do ta bëja publike. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha. Jam i vetmi politikan që vetëm se pse përmendem në  disa biseda të trafikantëve kam kërkuar dy herë hetim ndaj personit tim. Autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë ndërprerë hetimet.

Nuk e di nëse do ketë njeri kurajë që të thotë se unë e kam blerë këtë vendim apo më keq e ka blerë Edi Rama që ruajna Zot ka fuqi të blejë gjykatat italiane. Ky është një lajm i mirë për familjen time dhe ata që më kanë besuar çdo ditë.

 Janë 7 prokurorë që po e hetojnë këtë proces. Që pas hetimit për 3 mijë të vrarë në 1997 nuk mbaj mend të jenë angazhuar kaq prokurorë në një hetim.
Kam duruar një vit gënjeshtra pa fund. Unë them boll, tani nuk kam më çfarë pres. Nëse nuk mjaftojnë më 7 prokurorë bëjini 70 dhe tregoni të drejtën.
Unë i jam ofruar prokurorisë që ditën e parë dhe do vazhdoj ta bëj pa hezitim. Nuk më ka humbur durimi dhe nuk do e humbas kurrë. U bë një vit nga hetimi dhe Prokuroria nuk më ka thirrur njëherë”, u shpreh Tahiri.“Unë nuk jam Lulzim Basha, kriminel ordiner që vodhi e vrau bashkë me Berishën dhe nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar e nuk janë dënuar.

Dalin e thonë se Edi Rama po mbyll hetimin për mua që pika nuk iu bie. Nuk e dinë që drejtësia e blerë për mua, qoftë dhe nga Edi Rama është më keq se çdo dënim. Por unë nuk e kam të largët dhe as shqiptarët nuk e kanë të largët natën kur luli me Saliun i shkuan në shtëpi Metës dhe tallnin dhe gurabijen me popullin duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika.

Unë jam Saimir Tahiri që kam qënë, e do vazhdoj të jem njëlloj me të njëjtën forcë për të luftuar për të vërtetën e të drejtën. Jo vetëm timen, por të të gjithë atyre që duhet të çohen në këmbë për të marrë mbrapsht atë që meritojnë nga ligji e nga zoti.

E sot jam po njëlloj. Dua më shumë njerëzit se pushtetin. Dua më shumë të drejtën sesa intrigën. Dua më shumë ata që bëjnë mirë edhe kur mundësitë për të bërë mirë janë me sakrifica, sesa ata që e kanë shpirtin e lig e bëjnë poshtërsi edhe kur mund të bëjnë mirë.

Drejtësia në Itali e tha fjalën e fundit. Prokuroria antimafia italiane gjykata italiane nuk bënë politikë por hetim të vërtetë dhe e thanë fjalën e fundit.

Beteja ime vazhdon deri në fjalën e fund të drejtësisë edhe në Shqipëri.

Pas kësaj, jam i lirë. E sot nuk kam dot fjalë të shpejgoj siç duhet çdo të thotë të jesh i lirë pasi ke fituar beteja kaq të rëndësishme në jetën tënde.

E për këtë nuk kam as fjalë të falenderoj këdo që ka besuar apo edhe që ka dyshuar qoftë një herë të vetme tek unë.

Live per te VERTETEN

Publiée par Saimir Tahiri sur Jeudi 1 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY