‘1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë’, Tahiri paralajmëron…

‘1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë’, Tahiri paralajmëron…

175
0
Shares

Saimir Tahiri do të flasë ditën e sotme. Kështu ka bërë të ditur vetë ai me një shënim të shkurtër në rrjetet sociale.

”1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo,” shkruan ai në Facebook.

Para disa ditësh, ish-ministri i Brendshëm dorëzoi disa prova deçizive sipas tij në Prokurori duke shprehur se ato do të ndryshonin dinamikën e hetimeve. Në daljen para mediave, ai u tha gazetarëve se shumë shpejt do të fliste për të dhënë shpjegime lidhur me provat që dorëzoi.

Kujtojmë se hetimet për të janë mbyllur nga Gjykata e Katanias, e cila mbylli dosjen për shkak se nuk gjeti prova që dëshmonin përfshirjen e tij në trafik droge.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet në vendin tonë.

Ish-ministri i qeverisë Rama akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY