Rindërtohet skema e vrasjes së Arjan Ferracakut: Dëshmitari largohet nga Shqipëria për...

Rindërtohet skema e vrasjes së Arjan Ferracakut: Dëshmitari largohet nga Shqipëria për të mos folur

152
0
Shares

Në 1 Shtator 2018, vrasja e biznesmenit 31 – vjeçar Arjan Ferracaku tronditi gjithë Shkodrën, e cila ishte kthyer në një epiqendër të vrasjeve të mistershme.

Arjan Ferracaku, po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij merr disa plumba. Autorët afrohen pranë trupit të pajetë, dhe për të qënë të sigurtë në këtë vrasje, e qëllojnë sërish në kokë dhe në gjoks.

Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënies, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.

Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici. Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyr më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.

Kur pista e gjobëvënies dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.

Por, Top Story ngrin dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?

Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt./TopChannel

Top Story/ Vrasja e Ferracakut, ja si ndodhi ekzekutimi teksa po kryente hipizëm

Top Story/ Vrasja e Ferracakut, ja si ndodhi ekzekutimi teksa po kryente hipizëmNjë tjetër vrasje e ndodhur në orën 13:50 e datës 1 Shtator 2018, ishte ajo e bizesmenit 31 – vjeçar Arjan Ferracaku, edhe kjo ngjarje e improvizuar nga Top Story.Arjan Ferracaku, po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij merr disa plumba. Autorët afrohen pranë trupit të pajetë, dhe për të qënë të sigurtë në këtë vrasje, e qëllojnë sërish në kokë dhe në gjoks.Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënies, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici. Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyr më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.Kur pista e gjobëvënies dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.Por, Top Story ngrin dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mercredi 31 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY