VIDEO/ “Vrasja e Kacifas”, nuk ndalen grekët, pas Athinës marshojnë edhe në...

VIDEO/ “Vrasja e Kacifas”, nuk ndalen grekët, pas Athinës marshojnë edhe në Selanik

118
0
Shares

rasja e minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, është shoqëruar me tone të ngritur të politikës shqiptare, por edhe asaj greke. Kjo ngjarje ka ndezur jo pak gjuhën raciste në Greqi.

Qytetarët grekë, kryesisht ato që vijnë nga radhët e Agimit të Artë kanë protestuar në rrugët e Athinës, por edhe para ambasadës shqiptare atje.

Me pankarta në duar dhe teksa kërkojnë drejtësi për Kacifasin, qytetarët grekë sot janë mbledhur sërish në Selanik duke  brohoritur  dhe duke mbajtur parulla, të cilat etiketojnë shqiptarët në forma të ndryshme.


Siç raportojnë mediat greke, protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare në Selanik.  Protesta e tyre ishte njoftuar më parë, ndërsa sot ata të gjithë njëzëri kërkojnë që të hetohet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë minoritari grek pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY