Itali, 21 vjeçari shqiptar dhunon karabinierët pasi e kapën me drogë

Itali, 21 vjeçari shqiptar dhunon karabinierët pasi e kapën me drogë

131
0
Shares

Një 21 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët në Foggia, pasi shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Në pranga përfundoi Emiljan Broshka. Gjatë patrullimit në zonë, policia pikasi të riun shqiptar duke i dhënë “diçka” një djali tjetër në sheshin “Puglia”, i cili nisi menjëherë tymosjen.

I riu, i dyshuar për dorëzimin e dozës së substancës narkotike, u ndoq në një distancë. I vetëdijshëm për praninë e policisë, ai u përpoq të ikte por u ndalua në të njëjtin shesh.

Ai reagoi në mënyrë agresive ndaj policisë duke i dhunuar fizikisht.

Gjatë transportimit për në makinë, Broshka hodhi në tokë një zarf.

Përpjekja e ngathët për të hequr qafe drogën nuk ka qenë e suksesshme, pasi policia gjeti paketimin që përmbante tetë doza prej 10 gram marihuanë.

Në xhepa u gjetën edhe paratë që vërtetojnë aktivitetin e jashtëligjshëm.

Policët pas arrestimit njoftuan plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas formaliteteve në stacionin policor, ai u vendos në arrest shtëpie në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY