Përgjigja e fundit e gjykatës italiane, e cila mbylli dosjen për ish-ministrin e Brendshëm si dhe ditëlindja e tij, janë arsye të mjaftueshme që Saimir Tahiri të organizojë një festë gjigande.
Në këto pamje të siguruara nga NewsBomb.al vihen re momentet në të cilat ish-ministri i akuzuar për trafik droge, po kalon mes miqsh në një nga lokalet më lukzose të kryeqytetit.
Padyshim në ditëlindjen e 39, Tahiri ka menduar të ftojë këngëtarë të dëgjuar dhe shumë të njohur si Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa apo dhe Eranda Libohova.
Në një çast teksa ministri këndon ai shkon pranë djalit të tij, Drini, me të cilin ka qëndruar më së shumti kohët e fundit.
Kujtojmë se procesi hetimor për Saimir Tahirin, vazhdon ende në Shqipëri. Vetëm dy ditë më parë, ish-ministri dorëzoi pranë Prokurorisë prova deçizive sipas tij, dhe për këtë gjë pritet të mbajë një deklaratë së shpejti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/