Kush është Avokati i ri i Shtetit, vëllai i ish-ministres së Ramës

Kush është Avokati i ri i Shtetit, vëllai i ish-ministres së Ramës

587
0
Shares

Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra avokaten e Shtetit, Alma Hickën. Duke mos dhënë motive shumë të qarta, në reagimin e fundit, Rama tha se ajo kishte kërkuar largimin për arsye personale.

Reagimi i Edi Ramës: 

Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses. 

Por, ndërkohë, kryeministri ka emëruar (propozim i tij), Artur Metani, i cili nuk është i panjohur më parë. Ai është me profesion jurist dhe është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni.

Më herët Metani ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama për sigurinë, si dhe kandidat për byronë e hetimit. Në vitet 2000-2004 ka qenë drejtor i programeve të drejtësisë të Soros.

Ndërsa në vitet 2004-2012 ai ishte këshilltar i Presidentit Moisiu dhe më pas i Bamir Topit për drejtësinë. Pozicioni që Metani ka mbajtur së fundi ka qenë ai kreut të departamentit të antikorrupsionit në kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY