Zënkë mes motrave në kryeqytet, të dyja kërkojnë mbrojtje në polici

Zënkë mes motrave në kryeqytet, të dyja kërkojnë mbrojtje në polici

156
0
Shares
Foto Ilustruese

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në kryeqytet. Bëhet fjalë për dy motra të cilat i janë drejtuar policisë pas një sherri mes tyre.

Secila prej tyre ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi pretendojnë se kanë ushtruar dhunë psikologjike tek njëra-tjetra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, pasi motra, L. B., vjeçe 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. B., vjeçe 56, pasi motra, A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY