FOTO/Historia e abuzimit të një 4-vjeçari në kopështet publike të Tiranës

FOTO/Historia e abuzimit të një 4-vjeçari në kopështet publike të Tiranës

158
0
Shares

Kjo është historia e një djali të vogël nga Tirana, i cili sapo ka mbushur katër vjeç, por që dy muajt e fundit është rrahur dhe djegur në dy kopështe të ndryshme shtetërore që administrohen nga Bashkia Tiranë.

A.H. ndiqte Kopështin Nr. 1 në Tiranë dhe më 29 gusht 2018, pasi u kthye në shtëpi, filloi të sillej në mënyrë të pazakontë. Kur nëna e tij u përpoq t’i hiqte këmishën për t’i bërë dush, ai kundërshtoi duke u acaruar emocionalisht dhe duke u sjellë në mënyrë të frikësuar. E ëma zbuloi se, jo për herë të parë, A. H. kishte një shenjë mavi në krah, pa pranuar t’i tregonte asaj se nga se ishte shkaktuar.

Menjëherë A. H. u dërgua nga e ëma në komisariatin e policisë, ku policët i bënë pyetje të thjeshta, por fëmija sërish nuk pranoi të fliste. Të nesërmen në mëngjes, A. H. u paraqit përsëri në komisariat dhe këtë herë u intervistua në prani të policëve, prindërve dhe tre psikologëve.

Në fillim, A. H. u duk ende i tmerruar për të treguar se kush ja kishte shkaktuar lëndimin, por, më në fund, ai tregoi se ishte rrahur me shkop nga drejtoresha e kopështit Nashi Shehapi, më shumë se një herë. Për më tepër, Shehapi e kishte urdhëruar fëmijëm të mos tregonte në shtëpi, duke e frikësuar deri në pikën sa djali dridhej dhe largohej kur dikush shtrinte dorën drejt tij. Gjatë intervistës, A. H. tregoi, gjithashtu, se, kur silleshin keq, fëmijët e kopështit mbylleshin rregullisht në “vrimën e miut” — “vrima e miut” ishte një dollap i errët nën një palë shkallë të kopështit.

Gjatë pyetjeve, A. H. u pyet se çfarë mendonte për edukatoren e tij dhe ai u përgjigj se ai e donte atë dhe ajo ishte një grua e mrekullueshme. Por kur u pyetën për drejtoreshën Nashi, A. H. menjëherë shfaqi shenja shqetësimi dhe frike dhe u përgjigj: “Nashi është një grua e tmerrshme, një shtrigë dhe duhet të shkojë në burg”—teksa drejtonte dorën nga dera e komisariatit të policisë, duke treguar “burgun” ku duhej të dërgohej drejtoresha.

E nxira në krahun e djalit të vogël, sipas matjeve të policisë, ishte 7-10 centimetra e gjatë dhe 5-7 centimetra e gjerë, dhe, sipas mjekut ligjor, ishte e pamundur që kjo lloj shenje të ishte shkaktuar nga një fëmijë tjetër, pasi forca e nevojshme për ta shkaktuar mund të vinte vetëm nga një i rritur. Prindërit e A. H. ngritën padi kundër drejtoreshës së kopështit Nashi Shehapi, dhe menjëherë e larguan fëmijën e tyre nga Kopshti Nr. 1 ​, duke e regjistruar në një kopsht tjetër në Tiranë.

Për fat të keq, pavarësisht raportit të psikologëve, pohimeve të fëmijës A. H., fotografive, raportit mjeko-ligjor dhe trysnisë së prindërve, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim kundër Nashi Shehapit. Çështja u dërgua nga policia gjyqësore në prokurori një muaj e gjysmë më parë, por ajo ka mbetur në vend.

Drejtuesja e Qendrës Ekonomike të Edukimit dhe Zhvillimit të Bashksië Tiranë, Enkelejda Isaku, pranoi se ata janë informuar për situatën, por as Shehapi dhe asnjë pjesëtar tjetër i personelit të kopështit nuk është thirrur për pyetje nga prokuroria. Për më tepër, kur babai i A. H. u përpoq të takohej me prokuroren e çështjes, Eriselda Bala, në dy raste, ajo u përgjigj se nuk ishte e “disponueshme” dhe nuk telefonoi asnjëherë në numrin e telefonit që ju la për të kontaktuar prindërit e fëmijës.

Kemi të bëjmë me një rast me dëshmi të mjaftueshme kundër drejtoreshës së një kopështi, të cilat sugjerojnë se ajo mund të jetë fajtore për abuzime fizike ndaj fëmijëve. Megjithatë, në vend që të pezullohet nga puna në pritje të hetimeve të mëtejshme, apo të thirret për t’u marrë në pyetje, ajo vazhdon detyrën e saj e pa shqetësuar.  Për më tepër, çështja po fle në prokurori prej më shumë se dy muajsh dhe prokurorja Bala duket se e ka shmangur babanë e fëmijës, të paktën në dy raste, dhe nuk e ka telefonuar atë kur i është kërkuar.

A kemi të bëjmë me qasjen “injoroje dhe do të harrohet”? Nëse ky është qëllimi i atyre që janë përfshirë në këtë çështje, ata duhet të kuptojnë se kjo ngjarje nuk do të harrohet pa u zbardhur. Nëse kjo grua është vërtet fajtore ose thjesht dyshohet se abuzon me A. H. dhe fëmijët e tjerë në Kopshtin Nr. 1 të Tiranës, atëhere pse po vihen në rrezik fëmijët duke e mbajtur Shehapin në punë derisa drejtësia të mund të nisë të zbardhë çëshjen?

Duhet përmendur se Zonja Shehapi është gjithashtu kyetarja e organizatës së Partisë Socialiste në Kodrën e Priftit dhe përkrahëse shumë e zëshme e Partisë Socialiste. A ka mundësi që lidhjet politike dhe votat të kenë më shumë rëndësi se mirëqenia e fëmijëve të Tiranës?

Por historia nuk mbaron këtu. Për fat të keq, bëhet edhe më keq.

Pas ngjarjes në Kopështin Nr. 1, A. H. u transferua në një kopësht tjetër publik, Kopështin Nr. 20.

A. H. kishte qenë në klasë por i kishte shpëtuar vëmendjes së edukatores dhe ishte endur i pambikëqyrur në mjedisin ku një pjesëtare e personelit po gatuante fasule. A. H. i kishte dalë përpara dhe ishte përplasur me të, ndërsa ajo po ecte duke mbajtur në duar tenxheren me fasulet e nxehta, e cila u derdh dhe fasulet ranë drejtpërdrejt mbi trupin e fëmijës.Lëngu ishte aq i nxehtë sa A. H. pësoi djegje të gradës së dytë në kraharor, që përveç dëmit fizik, me shumë gjasa, do t’i lërë pasoja psikologjike për gjithë jetën.Të dyja këto ngjarje traumatike i ndodhën të njëjtin fëmijë brenda dy muajsh.

Ndërsa disa mund të thonë se ky fëmijë është thjesht i pafat, unë dua të pyes se çfarë tjetër që ne nuk dimë u ndodh fëmijëve në kopështet dhe shkollat e administruara nga Bashkia Tiranë?

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI KËTU 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY