Steriotipet gjinore po lënë botën pa infermierë

Steriotipet gjinore po lënë botën pa infermierë

193
0
Shares

Kohët e fundit vende të ndryshme po vuajnë mungesën e infermierëve, madje shumica prej tyre kanë hapur vende të lira pune duke kërkuar të punësojnë infermierë nga shtete të ndryshme të botës.

Vetëm Britania ka 40,000 vende pune të lira. Shifra të ngjashme raportohen nga vende të tjera evropiane, si Gjermania.

Por pse ndodh ky fenomen?

Sipas ‘The Economist’, një arsye shumë themelore është mungesa e meshkujve në këtë profesion. Vetëm 5 deri në 10% e infermierëve janë burra, mesatarisht.

Pse kaq pak?

Puna e infermierëve është parë shpesh si punë për femra, për shkak se ashtu ka qenë tradicionalisht. Për shumë dekada, filmat kanë vënë gjithnjë femra në rolin e infermierëve, si ndihmëse të doktorëve heroikë meshkuj.

Infermieret, në disa vende, thirren edhe sot “motër”, një shprehje që ka mbetur si traditë. Tërheqja e meshkujve për këtë profesion është sfidë e madhe. Vetëm 40% e prindërve në Britani thonë se do të ishin krenarë sikur djemtë e tyre të bëheshin infemierë.

Po ashtu, ideja që kanë njerëzit për punën që duhet të bëjë dikush në profesionin e infermierisë, është mbrapa në kohë. Ka nevojë urgjente të përditësohet.

Infermierët janë shpesh kontakti i parë me pacientët që janë në vështirësi shëndetësore. Stereotipat gjinore kanë rënë në shumë vende pune, por për infermierinë mbetet ende problem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY