Pas investigimit të emisionit, Gjykata e Apelit liron nga burgu invalidin 68-vjeçar

Pas investigimit të emisionit, Gjykata e Apelit liron nga burgu invalidin 68-vjeçar

314
0
Shares

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë 68-vjeçarin Sabri Haka mbi të cilin rëndonte akuza e ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Lirimi i tij erdhi pas investigimit të emisionit  ‘Boom’.

Arrestimi dhe masa e sigurisë me 45 ditë burg për invalidin nga Nikla u bë me pretendimin se te shtëpia, të cilën e ka braktisur para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike. Djali i të moshuarit solli fakte se kjo shtëpi e braktisur pa dyer e pa dritare nuk ishte në pronësi të tyre por rezultonte tokë shtet.

Dëshmi të rreme u dokumentuan gjatë procesit gjyqësor në Krujë ku në vendimin e gjykatës thuhej se avokati ishte dakord për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrance të klientit, ndërsa avokati e mohoi këtë fakt pasi 68-vjeçari është marrë në ambientet e shtëpisë se tij jo në vendngjarje.

Edhe pse prokurori  e etiketon median si ‘llumi i kazanit”, faktet  ishin më kokëforta se arroganca e prokurorit të çështjes dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit ne Tiranë la të lire të  moshuarin nga Nikla.

68-vjeçari invalid  u kthye  pranë familjes, ku e prisnin me krahë hapur  plot 10 nipër e mbesa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY