Vrasja e ekstremistit grek në Bularat, reagon ambasadorja shqiptare në Greqi

Vrasja e ekstremistit grek në Bularat, reagon ambasadorja shqiptare në Greqi

340
0
Shares

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari ka kërkuar të mos politizohet çështja e vrasjes nga RENEA të minoritarit grek Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës, pasi nuk iu bind urdhrit  të policisë dhe qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Në një prononcim për mediat greke, ambasadorja shqiptare në Greqi ka thënë se më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk duhet të politizojmë ngjarjen, pasi më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes dy vendeve tona. Jam informormuar nga pala greke dhe jemi në kontakt edhe me palën shqiptare për çështjen”- ka thënë Ardiana Hobdari.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme minoritarët grekë të Shqipërisë  kanë zhvilluar një protestë paqësore sheshin ‘Sintagma’  të Athinës për nderuar kujtimin e minoritarit Kacifas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY