Si të pastroni ajrin në shtëpinë tuaj

Si të pastroni ajrin në shtëpinë tuaj

178
0
Shares

Ka momente që ajri i shtëpisë të duket i rëndë, sikur të merr frymën.

Kokteile aromash të pakëndshme zaptojnë çdo cep të shtëpisë dhe kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme.

Shëndeti shpesh fillon nga shtëpia, ndaj këtu do të mësoni si ta pastroni cilësinë e ajrit, duke shmangur kështu alergjitë dhe problemet me frymëmarrjen.

Përdorni produkte pastrimi me sa më pak kimikate

Kurseni para, mund dhe kohë duke përdorur alternativa natyrale pastrimi.

Lëngjet spërkatëse kimike e mbushin ajrin me toksina të dëmshme.

Disinfektoni shtëpinë me uthull të bardhë, limon ose sodë buke.

Përdorni lëkurat e agrumeve dhe erëzat për të freskuar ajrin.

Shtëpia ka nevojë për ajër

Mos e ktheni shtëpinë në një kosh sendesh shpesh të panevojshme.

Shtëpia duhet të jetë e dekoruar thjeshtë dhe nuk duhet të jetë e tejngopur me orendi.

Hiqni lodrat e pellushit, qilimat ose tapiceritë.

Nëse nuk hiqni dot dorë prej tyre lajini rregullisht.

Nëse mbani kafshë shtëpiake, jini të vëmendshëm ndaj higjenës së tyre.

Ventilimi është thelbësor

Ajri duhet të qarkullojë në çdo cep të shtëpisë.

Hapini dyert dhe dritaret për të paktën 20-30 minuta në ditë në një orë të caktuar kur ka më pak lëvizje dhe ndotje jashtë.

Bëjeni këtë çdo ditë që të ruani freskinë e ajrit.

Kujdes me lagështinë

Lagështia në mure apo tavan nuk shkakton vetëm aroma të këqija.

Ajo është shkaktare e drejtpërdrejtë e problemeve me lëkurën dhe frymëmarrjen.

Ajroseni shtëpinë dhe përdorni uthullën dhe limonin për të mbajtur mykun nën kontroll.

Mos pini duhan brenda në shtëpi

Duhanpirja në shtëpi është një nga veset më të këqija.

Tymi i duhanit është plot me toksina që ndikojnë në shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Bimët nuk duhet të mungojnë

Përzgjidhni bimë që pastrojnë ajrin në mënyrë natyrale dhe që rikthejnë harmoninë e shtëpisë.

AgroWeb.org ju rekomandon të merrni bambunë, fierin, orkidetë, zambakun, gerberën  e të tjerë.

Këto rekomandime duhet t’i ndiqni për të pasur një shtëpi të ajrosur e të shëndetshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY