DETAJE/Braktisja e foshnjës në koshin e plehrave, shoqërohet në polici nëna

DETAJE/Braktisja e foshnjës në koshin e plehrave, shoqërohet në polici nëna

152
0
Shares

Policia e Lushnjës ka zbardhur të tjera detaje lidhur me foshnjën e pajetë që u gjet sot në koshin e plehrave.

Policia njofton se ka bërë arrestimin e nënës së foshnjës. Ajo është A. Nexha dhe sipas policisë e ka lindur para 2 ditësh në shtëpi foshnjën e gjinisë vajzë.

Burimet thonë se Nexha ishte në kushte të mjerueshme ekonomike dhe kishte dhe 3 fëmijë të tjerë.

Njoftimi i policisë

Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë. U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY