Protesta në rrugët e Athinës, policia përleshet me nxënësit

Protesta në rrugët e Athinës, policia përleshet me nxënësit

140
0
Shares

Policia greke dhe nxënësit e shkollave të mesme sot gjatë protestave masive janë përleshur në qendër të Athinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Afër një mijë demonstrues, kryesisht gjimnazistë, u mblodhën sot në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë për të protestuar për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit i cili parasheh ndryshime të caktuara të planit mësimor për arsimin e mesëm dhe regjistrimin pranues në fakultete.

Protestat filluan nën masa maksimale të sigurisë, ndërsa incidenti erdhi kur demonstruesit filluan të hedhin gurë dhe koktej molotovi ndaj policisë.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa gjatë intervenimit morën pjesë edhe njësi speciale greke.

Gjatë trazirave, dëme materiale u shkaktuan në dyqanet dhe bankat, ndërsa demonstruesit ndezën zjarr nëpër rrugë dhe kontejnerët e plehrave.

Trazirat u përhapën shpejt në pjesët tjera të Athinës, ku shumë turistë kishin probleme për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës në ajër.

Gjimnazistët javën e kaluar protestuan në Athinë dhe okupuan selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY