Ish-komandanti: RENEA veproi sipas ligjit, nuk marrin urdhër për të qëlluar

Ish-komandanti: RENEA veproi sipas ligjit, nuk marrin urdhër për të qëlluar

323
0
Shares

Ish drejtuesit e repartit elite, RENEA thonë se ne ngjarjen e Bularatit reparti ka vepruar sipas ligjit. Sadetin Fishta shpjegon për Top Channel se RENEA nuk merr urdhër për të qëlluar. Ata ndjekin procedurën pa u ndikuar nga rrethana te jashtme.

RENEA është elita e policisë shqiptare. Ish-reparti 326 në kohën e komunizmit, sot njihet si reparti eliminim-neutralizim i elementit të armatosur. Ish-drejtuesi në këto forca speciale për më shumë se 10 vjet Sadetin Fishta, thotë për Top-Channel, se të dielën në Bularat efektivët zbatuan vetëm ligjin.

“RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme”, u shpreh Sadetin Fishta, ish shef i stërvitjes dhe operacioneve, RENEA.

Objektivi i Reneas në operacionin e fundit rastisi të ishte një minoritar grek, por kjo njësi është e trajnuar të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm.

“Efektivët e RENEA-s janë të fokusuar tek elementi kriminal dhe jo tek përkatësia e tij. Kur ky element kriminal, rrezikon jetën e qytetarëve, të vetë punonjësve të policisë dhe qëllon me armë drejtpërdrejtë tyre, normalisht që pasojat do jenë fatale”, shton ai.

Sipas procedurave çdo operacion i RENEA-s, ashtu dhe ky i fundit do i nënshtrohet një analize të detajuar. Sipas të dhënave paraprake kjo njësi ka zbatuar të gjitha procedurat standarde si negocimi por viktima nuk iu bind thirrjeve për vetëdorëzim duke vijuar sulmin ndaj policisë. /TCh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY