Vrasja në Bularat, Berisha: Policia ka të drejtë ligjore, i nevojshëm hetimi...

Vrasja në Bularat, Berisha: Policia ka të drejtë ligjore, i nevojshëm hetimi i plotë

128
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha në një reagim për ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kaficas, shprehet se policisë i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit.

Berisha është dakord për hetime të plota dhe dënon sjelljen zyrtare të Athinës dhe Tiranës të cilat e përdorin rastin për qëllime politike.

Reagimi i plotë

Deklarate per ngjarjen ne Bularat!

Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.

Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.

Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Monsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.

Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY