Për të mos e bezdisur bashkëshortin tuaj, evitoni këto 6 gjëra

Për të mos e bezdisur bashkëshortin tuaj, evitoni këto 6 gjëra

140
0
Shares

Sado që të supozojmë se marrëdhënia në çift shkon mirë dhe në shumicën e rasteve e kemi në kontroll, ka momente që ne i neglizhojmë dha na duken të parëndësishme, por për partnerin do të thonë shumë.

Më poshtë janë 6 nga disa rastet kur femrat me veprimet e tyre, e bezdisin shumë partnerin që kanë në krahë.

1.Ju pastroni gjërat, që ai i ka pastruar më parë. Ai ju ndihmoi në diçka, por nuk e bëri në mënyrën e duhur dhe ju po i riktheheni sërish. Kjo nuk ka problem, përveç se bashkëshorti juaj tani ndjehet sikur nuk e vlerësoni ndihmën e tij.

2.Ju vazhdimisht kritikoni veten. Sigurisht ka ditë të këqija që kërkoni mbështetje emocionale apo komplimente që të ndiheni mirë, por kur kjo bëhet e përditshme thjeshtë do të lodhni dhe acaroni partnerin tuaj. Edhe ai ka kaluar një ditë të lodhshme dhe të merret çdo ditë t’ju ngrejë juve humorin është ezauruese.

3.Rrini gjithë ditën me telefon në dorë. Kjo jo vetëm që nuk ju lejon të jeni të pranishëm në shoqërinë e njerëzve por e bën edhe partnerin të ndihet i padëgjuar, i padukshëm dhe i parëndësishëm.

4.Ju jeni me të vërtetë i mirë për të dëgjuar, por e bëni në mënyrë selektive. Ai është duke folur për dëshirat e tij dhe ti shikon TV. Përqendrohuni tek njëri-tjetrit dhe shihuni në sy gjatë bisedave së bashku.

5.Ti plotëson mendimet e tij kur diskuton me të tjetër. Ok mund të jetë e këndshme në disa raste kur ti përfundon fjalitë e partnerit pasi kjo tregon sa të lidhur jeni. Por kur bëhet në mënyrë të përsëritur atëherë kthehet në një frustrim për partnerin.

6.6-Ju nuk u përgjigjeni teksteve të tyre. Sado të zënë të jeni me punë, një “Çkemi” do ta gjeni kohën për ta dërguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY