VIDEO/Dalin pamjet, si u arrestuan dy trafikantët nga Durrësi

VIDEO/Dalin pamjet, si u arrestuan dy trafikantët nga Durrësi

143
0
Shares

Policia ka publikuar dhe pamjet e arrestimit të dy trafikantëve të drogës që u kapën gjatë aksionit të policisë në Durrës.

Në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës 2 trafikantët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( T.Lala – drejtues dhe A.Bufi – pasagjer ), në afësi të vendit të quajtur “Ura e Dajlanit”.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag. Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Dy të arrestuarit janë: • Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; • Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

DurrësFinalizohet operacioni policor i koduar "Menaxheri".Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë. Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar"Menaxheri".Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:• T. L., 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;• A. B., 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.Më datë 28.10.2018, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip 'BMW', ( T. L., – drejtues dhe A. B., – pasagjer ) , në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Dajlanit" kanë dalë nga mjeti.Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të DVP Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag. Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik " parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 29 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY