DETAJE/Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë, 6 të plagosur

DETAJE/Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë, 6 të plagosur

194
0
Shares

Një sherr mes shqiptarëve dhe grekëve ka ndodhur gjatë mesnatës në periferi të Athinës. Nga ngjarja raportohet të jenë plagosur 6 persona, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur, dhe as shtetësia e tyre.

Burimet thonë se sherri ka ndodhur mes grupeve shqiptare dhe greke, ndërsa policia greke thotë se ngjarja nuk ka lidhje me protestat e zhvilluara para ambasadës shqiptare .Në vendin ku ka ndodhur sherri është gjetur dhe një pistoletë.

Policia greke insiston që të mos e lidhë ngjarjen e ndodhur mbrëmë me vrasjen nga RENEA të shtetasit grek në Gjirokastër. Situata mes dy vendeve ka qenë mjaft e tensionuar, teksa Agimi i Artë ka udhëhequr një protestë me thirrje në kor kundër shqiptarëve.

Ditën e djeshme shtetasi grek Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit.

Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për kryengritjet e urrejtjen ndaj shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY