I zhytur në mjerim e i braktisur nga familja… lutja e ndjerë...

I zhytur në mjerim e i braktisur nga familja… lutja e ndjerë e të moshuarit nga Tirana

193
0
Shares

Kjo është historia e 66 vjeçarit Dashamir Baklava, i cili jeton i zhytur në skamje e mjerim, në zemër të kryeqytetit.

Edhe pse pallati ndodhet anës rrugës së unazës, duket sikur futesh në një banesë në fshatrat e thella të Shqipërisë.

Jo pa arsye, i moshuari thotë se frymon mes qytetërimit, por ndodhet i harruar dhe i braktisur nga të gjithë.

Gjithçka nisi vite më parë, kur Dashamiri emigroi në Greqi së bashku me familjen e tij, gruan, vajzën dhe djalin, pikërisht prej kushteve te vështira.

Në pamundësi për të gjetur punë, 6 vite më parë Bakllava u kthye në Tiranë me shpresën se do vijonte zanatin që kishte ushtruar prej vitesh, saldator.

Por jeta e tij mori kthesë tjetër, Dashamiri mbeti në harresë nga gruaja dhe fëmijët, të cilët qëndruan në Greqi.

Në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, i pashpresë e i vetmuar, i moshuari bën apel për ndihmë, me ndrojtje, mes lotëve e zërit që i dridhet.

Fqinja e tij tregon se e gjithçka që ajo mund ti ofrojë është ndriçimi dhe një pjatë gjellë në ditë dhe apelon që shteti të kthejë sytë nga i moshuari.

E vetmja ndihmë që merr 66-vjeçari, është pensioni që i ka dalë së fundmi, për të cilin është ende në proces gjyqësor, pasi shuma që merr është e ulët përballë viteve të punës.

Këto dhe shumë të tjera nga jeta e të moshuarit i gjeni në videon bashkangjitur./News24

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY