Morinë-Kukës, arrestohet 25 vjeçari i kërkuar nga Interpoli

Morinë-Kukës, arrestohet 25 vjeçari i kërkuar nga Interpoli

117
0
Shares

Policia Kufitare arreston 25 vjeçarin nga Kosova me qëllim ekstradimi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicer.
Më datë 06.05.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të kosovarit Benjamin A., 25 vjeç, banues në Kunushec , Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të S.P.K Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Bern/Zvicer.
Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn/Zvicër, me vendim Nr.STBER.2016.6, datë  20.03.2017,  ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”, parashikuar nga nenet 156, 140, 139, 144 dhe 186 të K.Penal Zvicerian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY