Dorëheqja e Xhafajt, Manjani: Qeveria do jetë e gjitha në shërbim të...

Dorëheqja e Xhafajt, Manjani: Qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë

113
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar dorëheqjen e Fatmir  Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Manjani thekson se me largimin e Xhafajt, qeveria do të jetë e gjitha në shërbim të PS-së.

Reagimi i Manjanit

Po tani?!..
————-
Pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, ndoshta më i sikletshmi për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.

Partia Socialiste në fakt ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën. Ky i fundit goditi jo pak elementë elektoralë të saj.

Goditjet kanë kosto, të cilat tashmë do ti marrë mbi supe Xhafaj… Ai do jetë “fajtori” për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë.

Lojë e njohur kjo.

Ndërkohë qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor. Dmth ndahet ndonje superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.

Gjithçka bëhet për të qetësuar dhe mbledhur partinë…

Me këtë retush politik Rama harron skandalet dhe futet në fushatë.

Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në parlament që të bëjë fasadën!

Kjo është çeshtja!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY