”Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin…’ çfarë shkruante në Facebook greku...

”Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin…’ çfarë shkruante në Facebook greku i shpallur në kërkim

187
0
Shares

Ai është ende në kërkim  nga policia shqiptare, pasi hapi zjarr ndaj kësaj të fundit gjatë festës së Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër.

Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari grek, kishte paralajmëruar për këtë ngjarje, pasi në postimet e tij në rrjetet sociale, i riu dukej i vendosur për Greqinë duke ftuar të gjithë grekët të bëheshin pjesë e sulmeve që ai mendonte të bënte në 28 tetor, ditën e sotme.

Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje”. 

“Tsipra dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje 🇬🇷”, shkruante i riu në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY