Qëlloi policinë në Gjirokastër, kush është greku i shpallur në kërkim

Qëlloi policinë në Gjirokastër, kush është greku i shpallur në kërkim

210
0
Shares

Patrulla e policisë në Gjirokastër u qëllua nga një shtetas grek, i cili është ende në kërkim.

Bëhet fjalë për Kostandinos Kaçifa i cili kishte qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë festës së Greqisë në fshatin Bularat në zonën e Dropullit.

Pas këtij veprimi, policia kishte shkuar për të arrestuar autorin, por ky i fundit ka qëlluar edhe makinën e policisë dhe më pas është larguar në drejtim të Greqisë.

Sipas mediave lokale në Gjirokastër, i riu është pjesë e forcave speciale në Gjirokastër. Së fundmi, po qarkullojnë edhe foto të të riut, i cili aktualisht është vënë në kërkim nga policia në bashkëpunim me forcat RENEA dhe Shqiponja.

Ndërkohë po burime të tjera medatiake bëjnë me dije se autori i dyshuar për ngjarjen është i divorcuar, ndërsa dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër kanë shkuar forcat speciale Renea.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY