Ish-ministri: Pas largimit të Xhafës, Ministria e Brendshme mund të ndahet

Ish-ministri: Pas largimit të Xhafës, Ministria e Brendshme mund të ndahet

266
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se pas largimit të Xhafës, gjithë qeveria do të jetë në shërbim të partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Ministria e Brendshme mund të ndahet për të shtuar një tjetër post në qeverinë e Ramës.

Reagimi i plotë

Po tani?!..

Pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, ndoshta më i sikletshmi për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.

Partia Socialiste në fakt ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën.

Ky i fundit goditi jo pak elementë elektoralë të saj.

Goditjet kanë kosto, të cilat tashmë do ti marrë mbi supe Xhafaj…

Ai do jetë ‘fajtori’ për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë.

Lojë e njohur kjo.

Ndërkohë qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor.

Dmth ndahet ndonjë superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.

Gjithçka bëhet për të qetësuar dhe mbledhur partinë…

Me këtë retush politik Rama harron skandalet dhe futet në fushatë.

Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në parlament që të bëjë fasadën!

Kjo është çështja!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY