Xhafaj sifdon opozitën: Tani nuk jam ministër, le t’i provojë akuzat

Xhafaj sifdon opozitën: Tani nuk jam ministër, le t’i provojë akuzat

136
0
Shares

Fatmir Xhafaj ka bërë një tjetër reagim pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Brendshëm. Në një status në tëitter, Xhafaj i ka kthyer një përgjigje opozitës, duke e sfiduar atë që tani që nuk është më ministër t’i provojë akuzat e hedhura ndaj tij.

“Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik”, shprehet Xhafaj.

Ai sqaron edhe njëherë se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale.

Xhafaj: Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.

Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua.

Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër.

Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY