Tenton të vetëvritet autori i masakrës së Matit

Tenton të vetëvritet autori i masakrës së Matit

228
0
Shares

Kujtim Koxha, autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit ka tentuar të vetëflijohet në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit.

Mësohet se 54 vjeçari ka tentuar të vrasë veten me telat e korentit në tualetet e burgut, të martën më datë 23 tetor, shkruan Panorama.Policët janë shprehur se Koxha ka kërkuar të shkojë në tualet, kërkesë e cila i është pranuar, ndërsa aty ka tentuar të vetëvritet duke shtrënguar me duar telat e korentit.“Koxha kërkoi të shkonte në tualet.

Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”, ka thënë gardiani i Burrelit para eprorëve të tij.

Gjithashtu, gardianët janë shprehur se 54 vjeçari ka shfaqur shenja të theeksuara të çrregullimit mendor, pasi nuk del nëë dhomën e ajërimit, ha shumë pak ndërsa dhe të afërmit nuk e kanë vizituar.“Panorama” shkruan se pas tentativës për t’u vetëvrarë, janë shtuar masat e sigurisë për ruajtjen e tij. Sakaq, për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria e Matit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë se Kujtim Koxha, autori i krimit pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY