Nishani: Dorëheqja e Xhafës pati dy anë të medaljes, ja cilat janë...

Nishani: Dorëheqja e Xhafës pati dy anë të medaljes, ja cilat janë …

117
0
Shares

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ku ka komentuar zhvillimet e fundit, duke e nisur së pari me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nishani u shpreh optimist nga kjo lëvizje dhe deklaroi se ky është demontimi i një piramide.

“Së pari unë dua të shpreh për herë të parë ndoshta një lloj optimizmi personal të zhvillimeve politike. Duket se ka filluar një lloj demontimi i një strukture. Unë kam besuar gjithmonë që do të vijë një moment që do të fillojë pika e kthesës. Sepse nuk besoj se ka alternativë tjetër për një shoqëri veçse të dalë nga kauza e anarkisë e anomalitetit. Natyrisht që është një rrugë e gjatë, është nevojë për një kthesë të madhe. Por besoj se zhvillimet e fundit, përfshirë dhe dorëheqjen e ministrit të dytë të brendshëm tregojnë se ka filluar demontimi i kësaj piramide”, tha Nishani.

I pyetur për arsyet e kësaj dorëheqje, Nishani tha se është e kërkuar nga ndërkombëtarët por përmendi dhe presionin e qytetarëve dhe atë të opozitës.

“Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje. Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar. Sot u konfirmua si akt. Por të shikosh procedurën del kryeministri dhe njofton zëvendësin e ministrit”, tha Nishani. /BW.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY