FOTO/ Iu dogj makina, kush është Andi Marku dhe përballja e tij...

FOTO/ Iu dogj makina, kush është Andi Marku dhe përballja e tij me drejtësinë

251
0
Shares

Personi që shihni në foto është Andi Marku, kryetarit të Partisë Socialiste i njësisë administrative Kolsh i Lezhës, ku mëngjesin e sotëm makina e tij u gjet e djegur.
Ende nuk dihet nëse ngjarja në fjalë ka lidhje me detyrën aktuale të Markut i cili është kreu i të majtëve në Njësinë Administrative Kolsh, ndërkohë që Marku ka sherbyer edhe si shef komisariati ne disa qarqe.
Nga ana tjetër, emri i Markut nuk është i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar më 1 qershor të vitit 2010, gjator kohës që ai drejtonte komunën e Kolshit, nën akuzën e “Korrupsion pasiv dhe funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”.
Sipas Balkanëeb Ish-kryekomunari i Kolshit u arrestua për llogari të sektorit të Anti-krimit Ekonomik në këtë drejtori, pasi dyshohej për disa abuzime në kryerjen e detyrës, për të cilat ka qenë i penalizuar më parë nga strukturat shtetërore në lidhje me deklarimin e pasurisë.
Marku i kishte marrë një shtetasi, banor i komunës Kolsh, një shumë prej 1 milion lekë në këmbim të dhënies së një leje ndërtimi të rrethimit të pronës së tij.
Pritet që policia të japë versionin e saj zyrtar lidhur me ngjarjen në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY