Zyrë prostitucioni në Tiranë, arrestohet menaxheria, 3 vajzat shpëtuan nga prangat

Zyrë prostitucioni në Tiranë, arrestohet menaxheria, 3 vajzat shpëtuan nga prangat

117
0
Shares

Menaxheri i nje qendre masazhi ne Tirane eshte arrestuar ndersa tre vajza te tjera do te hetohen ne gjendje te lire. Policia kreu sot aksionin ekoduar ‘extra service’ duke i dhene fund abuzimit seksual ne nje qender te regjistruar per masazhe.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë.

Arrestohet menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratoria.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases :

– R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia :

– A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY