Kush bllokoi te enjten arrestimin e Vangjush Dakos

Kush bllokoi te enjten arrestimin e Vangjush Dakos

144
0
Shares

PD kerkoi sot serish arrestimin e kreut te bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Depiteti i PD, Gent Strazimiri tha se “As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu “xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, GENT STRAZIMIRI

Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës.

Ka qindra telefonata me bandat, me të cilat bën pazar për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit.

Në fund i falënderon për “kontributin” në rezultatin elektoral të Partisë.

Përgjimet e bëra publike deri tani janë vetëm fillimi.

Ato nuk janë as 1 përqind e aktivitetit kriminal të Vangjush Dakos, por përgjimet faktojnë se një ditë para zgjedhjeve, më 24 qershor, bandat e shtabit elektoral të Ramë kanë blerë vota për tepsinë e Edi Ramës.

Përgjimet provojnë se dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor, Vangjush Dako ka komunikuar përsëri me bandën e Avdylajve që i bleu votat, duke kërkuar takim me shefin e bandës për ta falënderuar dhe për të vazhduar pazaret në tepsinë e Edi Ramës.

Vangjush Dako pranon publikisht se në cilësinë e “supermenit” që njeh çdo qytetar të Durrësit, me adresë dhe numër familjarësh, madje më mirë dhe më shpejt se sistemi elektronik i gjendjes civile, ka komunikuar me përfaqësuesit e “familjeve të mëdha e të fuqishme”, me vetëdije të plotë që fuqia në Durrës është në duart e familjeve mafioze.

Vangjush Dako pranoi edhe publikisht se për shkak të kontakteve me ta, ka arritur “rezultat historik si drejtues politik i Partisë Socialiste” në Durrës.

Në një shtet normal, Vangjush Dako duhej të ishte arrestuar “live”, në studio por jo!

Pavarësisht këtyre fakteve, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon.

Kamikazet e Edi Ramës ne Prokurori nuk thonë:

-Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit.

-Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?

Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339!

As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu“xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY