Shkarkimi i ministrit, drejtuesit e lartë të policisë në zyrën e Xhafës

Shkarkimi i ministrit, drejtuesit e lartë të policisë në zyrën e Xhafës

145
0
Shares

Drejtuesit më të lartë të ministrisë së Brendshme dhe policisë kanë ardhur në ministrinë e brendshme këtë paradite. Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme.

Edhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ndodhet në Ministrinë e Brendshme.

Pak minuta më vonë është parë të hynte në ministrinë e Brendshme  edhe  Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi dhe zv/ministrat e Brendshëm si dhe sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ministri i Brendshëm ende në detyrë, Fatmir Xhafaj nuk ka mbërritur ende. Po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i policisë.

Sot në mëngjes u mësua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY