Opozita i heq Ramës ministrin e dytë të Brendshëm

Opozita i heq Ramës ministrin e dytë të Brendshëm

170
0
Shares

Presioni i opozitës ndaj kryeministrit për lidhjet e familjarëve të ngushte të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me trafikun e drogës e detyruan më në fund Ramën të shkarkonte ministrin e tij të Brendshëm.

Xhafaj është ministri i dytë në krye të policisë që largohet me shkarkim. Më shumë se një vit më parë u largua nga kjo detyrë ministri tjetër i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkak se kushërinj të tij u kapën në trafikun e drogës drejt Italisë.

Rama ka hezituar të lavdërojë punën e ministrit të vet duke i kushtuar në tuiter vetëm një fjali të shkurtër. “Falenderoj për kontributin e cmuar”, ka komentuar Rama. Dhe ndërkohë ka prezantuar një gjeneral në vend të Xhafës.

Rënia e Xhafës nisi me publikimin e përgjimeve me vëllain e  tij Geron Xhafa, përgjime që u realizuan nga gazetari Jetmir Olldashi dhe më pas u publikuan nga deputeti Ervin Salianji.

Qeveria bëri shumë përpjekje që të fshihte këtë përgjim dhe më pas ta falsifikonte atë, por një përgjigje e ardhur nga një laborator në Angli nuk e  hodhi poshtë faktin se zëri ishte i vëllait të ministrit ndërsa ai premtonte ti jepte punë një personi në trafikune  drogës nga Vlora drejt Italisë.

Opozita ka kërkuar arrestimine vëllait të ministrit pasi kërkohej në Itali, por deri në publikimin e përgjimeve Ministri Xhafaj nuk e  pranoi përgjegjësinë e tij. Një ditë pas përgjimeve ai e postoi të vëllain përmes një procedure të paligjshme në një burg të Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY